Zeqai Pharma
Po ngarkojmë përmbajtjen.
Prisni një çast, po përgatisim katalogun për ju.
Zeqai Pharma
Prisni një çast, po përgatisim katalogun për ju.

Krem nate për lëkurë me rozace 30 ml
Përfunduar
Krem nate për lëkurën rozace. Kombinimi i 3 përbërësve aktivë: InnoTetrapeptideTM, ekstrakti i gjetheve të ullirit dhe tioprolina, synon të rregullojë problemet e lëkurës që lidhen me rozacean. Kremi nxit detoksifikimin (largimin e toksinave) dhe stimulon rigjenerimin dhe hidratimin intensiv, duke pakësuar tharjen e lëkurës. Ai gjithashtu, pakëson skuqjen e vazhdueshme të lëkurës dhe shfaqjen e kapilarëve. Formula është e pasur me jone kalçiumi Calm-CalciumTM Ca2+, me qëllim që të qetësojë lëkurën dhe pakësojë irritimet. D-pantenoli, vaji i kanolas dhe alantoina përmirësojnë efektin qetësues dhe e bëjnë lëkurën më pak të prirur ndaj reaksioneve të mbindjeshmërisë si pasojë e kontaktit me faktorë të jashtëm mjedisorë. Vaji i rrushit të zi pa fara, rikthen ekuilibrin fiziologjik të lëkurës dhe e bën epidermën më të fortë dhe më elastike. Kremi ka veti antibakteriale. Ofron hidratim optimal. Lëkura juaj nuk do duket më e lodhur dhe pa shkëlqim. Ka tolerancë dhe efikasitet të lartë. i testuar klinikisht dhe dermatologjikisht.
Krem nate për lëkurë me rozace 30 ml