Zeqai Pharma
Po ngarkojmë përmbajtjen.
Prisni një çast, po përgatisim katalogun për ju.
Zeqai Pharma
Prisni një çast, po përgatisim katalogun për ju.

Pharmaceris · Bebe dhe nëna
Krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 100+, për lëkurë sensitive dhe alergjike, për fëmijë dhe të rritur. Për fytyrën dhe trupin. 75 ml
Përfunduar
Pharmaceris – Medic Protection Special Protection Cream SPF 100+ For Face And Body Kremi parandalon ndryshimet e padëshiruara të lëkurës që vijnë nga ekspozimi në diell, duke siguruar mbrojtje intensive gjatë gjithë vitit për lëkurën që ka nevojë për masa mbrojtëse të veçanta. Parandalon shfaqjen e djegieve nga dielli, acarimit dhe inflamacionit, skuqjes, naevi-ve të pigmentuara dhe reaksioneve alergjike të shkaktuara nga dielli duke formuar një ekran që redukton depërtimin e rrezeve të dëmshme të diellit me spektër të gjerë –si rrezatimi UVA, UVB, IR dhe HEV – në shtresat e thella të lëkurës. Falë vajit natyral Canola dhe ekstraktit të algave vajore, kremi ndihmon në ruajtjen e lagështisë optimale të lëkurës dhe niveleve të lipideve për të parandaluar skuqjen. Parandalon tharjen e lëkurës, eleminon shqetësimin dhe djegien dhe forcon barrierën lipidike epidermale. Një përzierje inovative e filtrave anti-UVA/UVB/HEV/IR me spektër të gjerë- duke krijuar një krem kundër diellit i cili redukton rrjedhën e një spektri të gjerë rrezesh të dëmshme dielli të cilat depërtojnë thellë në lëkurë. Vlera speciale SPF prej 100 + , PPD 47 – mbrojtje shumë intensive për lëkurën që ka nevojë për masa mbrojtëse të veçanta. Vaj kanola dhe ekstrakt algash – nivele optimale të lagështisë dhe lipideve në lëkurë dhe parandalimi i skuqjes. Udhëzime mbi përdorimin Për përdorim të përditshëm në trup dhe fytyrë përveç zonës së syve. Aplikoni një sasi të mjaftueshme të kremit (2mg/cm2) në fytyrë, pjesë të ekspozuara të trupit dhe zona veçanërisht të ndjeshme 20-30 minuta para ekspozimit në diell. Aplikojeni përsëri kremin çdo 2 orë dhe çdo herë pas kontaktit me ujin, tharjes me peshqir ose djersitjes së madhe.
Për përdorim të përditshëm në trup dhe fytyrë përveç zonës së syve. Aplikoni një sasi të mjaftueshme të kremit (2mg/cm2) në fytyrë, pjesë të ekspozuara të trupit dhe zona veçanërisht të ndjeshme 20-30 minuta para ekspozimit në diell. Aplikojeni përsëri kremin çdo 2 orë dhe çdo herë pas kontaktit me ujin, tharjes me peshqir ose djersitjes së madhe.
Kremi rekomandohet për njerëzit që zhvillojnë reaksione intolerance ndaj llojeve të ndryshme të rrezatimit diellor, duke përfshirë reagimin alergjik, djegiet nga dielli, eritemën e shkaktuar nga dielli dhe hiperpigmentimin. Indikohet për lëkurë delikate dhe të ndjeshme dhe për grupe me rrezik të lartë të zhvillimit të lezioneve të lëkurës.