Zeqai Pharma
Po ngarkojmë përmbajtjen.
Prisni një çast, po përgatisim katalogun për ju.
Zeqai Pharma
Prisni një çast, po përgatisim katalogun për ju.

Guam · Suplemente
Suplement ushqimor që forcon flokët, thonjtë dhe lëkurën Kuti x 14 bustina
Përfunduar
Kolagjeni është proteina më e bollshme në trupin tonë, shumë e rëndësishme për t’i dhënë strukturë, mbështetje dhe elasticitet lëkurës, flokëve, thonjve, kockave dhe nyjeve. Britania Collagen+ përmban kolagjen detar të hidrolizuar, i cili absorbohet më lehtë nga organizmi. Krahas kolagjenit, Britania Collagen+ përmban: – Vitaminën C, një antioksiduese e fuqishme, e nevojshme për sintezën e kolagjenit. – Acidin hialuronik, i cili stimulon sintezën e kolagjenit dhe elastinës, dhe në këtë mënyrë hidraton lëkurën dhe shton elasticitetin e saj. – Astaxantinën, një karotenoid i nxjerrë nga alga e detit Hematococcus Pluvialis, me veprim kundër dukurisë së foto-plakjes. – Algën Wakame, e pasur me proteina dhe aminoacide esenciale. Ka veprim pozitiv në forcimin e thonjve, flokëve dhe lëkurës. – Vitaminën E me efekt antioksidues. – Vitaminën B6, e nevojshme për një sërë proçesesh metabolike. Përmban jod në sasi më të ulët se doza e lejuar. Suplementet ushqimore nuk zëvëndësojnë dietën ushqimore. Të mbahet larg fëmijëve nën 3 vjeç. Mos tejkaloni dozën e rekomanduar ditore. Të mos përdoret te fëmijët nën 14 vjeç. Tejkalimi i dozës normale ditore mund të çojë në shfaqjen e efekteve laksative.
Suplement ushqimor që forcon flokët, thonjtë dhe lëkurën Kuti x 14 bustina