Zeqai Pharma
Po ngarkojmë përmbajtjen.
Prisni një çast, po përgatisim katalogun për ju.
Zeqai Pharma
Prisni një çast, po përgatisim katalogun për ju.

Fitobios · Bebe dhe nëna
Suplement ushqimor në tableta për nënat gjatë ushqyerjes me gji, me Galega, DHA, vitamina dhe minerale. Paketim: 30 tableta.
Përfunduar
Fitobios Lactoges Lactoges është një suplement ushqimor me Galega, DHA, vitamina dhe minerale thelbësore, i cili ndihmon në stimulimin e prodhimit të qumështit të gjirit. Sasia mesatare e prodhimit të qumështit është rreth 750g dhe, për të prodhuar këtë sasi optimale, nëna duhet të konsumojë mbi 500 kalori shtesë gjatë ditës. Qumështi i gjirit kalon në tri faza: Kulloshtra – faza e parë e qumështit me ngjyrë të verdhë, e pasur me proteina dhe antitrupa, me efekt laksativ, imunologjik dhe me rol në zhvillimin e florës bakteriale. Qumështi i gjirit në tranzicion – faza e dytë që fillon rreth fundit të javës së parë pas lindjes, një kombinim midis kulloshtrës dhe qumështit të maturuar. Qumështi i gjirit i maturuar – pas javës së tretë fillon të formohet qumështi i maturuar, i pasur me karbohidrate, yndyrna, proteina, vitamina dhe minerale. Lactoges ndihmon në plotësimin e deficiteve ushqimore të nënave, pasi përmban: Kalcium, vitamina D3 dhe K: kontribuojnë në mirëmbajtjen e fortësisë së kockave dhe dhëmbëve. Vitaminat B2, B5, B6, B12 dhe folati: ndihmojnë në uljen e stresit fizik dhe lodhjes. Vitamina B1, B6 dhe biotina: kontribuojnë në funksionimin normal të sistemit nervor. Vitamina C: ndihmon në rritjen e imunitetit. Vitamina E: kontribuon në mbrojtjen nga stresi oksidativ. Hekuri: ndihmon në transportin e oksigjenit në organizëm. Jodi: kontribuon në prodhimin normal të hormoneve të tiroides. Seleni: ndihmon në mirëmbajtjen e thonjve dhe flokëve. Udhëzime mbi përdorimin Merrni një tabletë në ditë .
t. Mbajeni larg fëmijëve nën 3 vjeç.
Suplement ushqimor në tableta për nënat gjatë ushqyerjes me gji, me Galega, DHA, vitamina dhe minerale. Paketim: 30 tableta.