Zeqai Pharma
Po ngarkojmë përmbajtjen.
Prisni një çast, po përgatisim katalogun për ju.
Zeqai Pharma
Prisni një çast, po përgatisim katalogun për ju.

TylolHot Pediatrik TylolHot për fëmijë është një bustinë në formë granulash që tretet në ujë. Përdoret për lehtësimin e dhimbjeve, uljen e temperaturës dhe ka veprim kundër alergjisë. Ky produkt mund të përdoret tek fëmijët e moshës 6 deri në 12 vjeç për të lehtësuar simptomat e të ftohurës dhe gripit, dhimbjen e kokës si dhe kongjestionin nazal dhe të sinuseve. Karakteristikat kryesore Lehtëson dhimbjet. Ndihmon në uljen e temperaturës. Ka veprim anti-alergjik. Lehtëson simptomat e të ftohurës dhe gripit. Ndihmon në reduktimin e kongjestionit nazal dhe të sinuseve. I përshtatshëm për fëmijët nga 6 deri në 12 vjeç. Formë granulash që tretet në ujë. Kujdes Mos e përdorni nëse fëmija ka sëmundje të mëlçisë ose veshkave. Mos e përdorni nëse fëmija është me diabet. Mos e përdorni nëse fëmija është duke marrë barna antihipertensive (kundër presionit të lartë të gjakut) dhe/ose barna kundër depresionit. Mos e përdorni nëse jeni alergjik (apo keni mbindjeshmëri) ndaj përbërësve aktivë ose ndonjë prej përbërësve të tjerë. Tylol Hot Pediatrik nuk duhet të përdoret për më shumë se 5 ditë tek fëmijët për të eleminuar gjendjen e dhimbjeve dhe nuk duhet të përdoret në trajtimin e një temperature të përsëritur. Këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj nëse fëmija juaj ka sëmundje serioze të zemrës, hipertension (tension i lartë i gjakut) dhe anemi. Këshillohuni me mjekun ose farmacistin nëse fëmija ka çrregullim të mushkërive, astmë, glaukomë (presion i rritur intraokular) ose gjëndër tiroide tepër aktive. Këshillohuni me mjekun ose farmacistin nëse fëmija po përdor ose ka përdorur kohët e fundit ndonjë bar tjetër, duke përfshirë barna pa recetë. Ky bar përmban ngjyrën e verdhë (E110) e cila mund të shkaktojë reaksione alergjike tek disa njerëz. Udhëzime mbi përdorimin TylolHot Pediatrik merret në rrugë orale (nga goja) si më poshtë: Përmbajtja e secilës bustinë tretet në 80 ml ujë të nxehtë – 1/2 e një gote me madhësi standarte dhe pihet menjëherë. Në rast të aplikimit të përsëritur, duhet të bëhet në një interval prej 6 orësh. Doza ditore maksimale e rekomanduar është 4 bustina.
Përfunduar

TylolHot Pediatrik merret në rrugë orale (nga goja) si më poshtë: Përmbajtja e secilës bustinë tretet në 80 ml ujë të nxehtë – 1/2 e një gote me madhësi standarte dhe pihet menjëherë. Në rast të aplikimit të përsëritur, duhet të bëhet në një interval prej 6 orësh. Doza ditore maksimale e rekomanduar është 4 bustina.