Zeqai Pharma
Po ngarkojmë përmbajtjen.
Prisni një çast, po përgatisim katalogun për ju.
Zeqai Pharma
Prisni një çast, po përgatisim katalogun për ju.

Pharmaguida · Suplemente
Integrator multivitaminik për fëmijë (me pika).
Përfunduar
Bimbovit është një integrator që ndihmon mjaft mirë në rastet e nevojës së shtuar ose të marrjes më të pakët me anë të dietës të vitaminave. Vitaminat kanë një rëndësi të madhe për fëmijët pasi nxisin mjaft proçese metabolike, energjitike por dhe në mekanizmat e sistemit imunitar. Një marrje ditore e vitaminave D, E, K, C, B6 dhe acidit folik në fëmijët prematurë është gjithmonë e këshillueshme; shtimi i vitaminës A duket se zvogëlon dhe rriskun për komplikacione pulmonare. Pas lindjes foshnjes për të parandaluar hemoragjinë që mund të sjellë rrezik për jetën e të porsalindurit (% e ulët) ose dëme në tru, i vjen në ndihmë vitamina K. NevojaSuplementet vitaminike janë gjithashtu të këshillueshme në rastet e intolerancave ushqimore tek fëmijët: vitamina A – këshillohet në rastet e intolerancës ndaj proteinave të qumështit. vitamina C – në rastet e intolerancës ndaj fruktozës. Mungesa e vitaminës D mund të sjellë çrregullime të rënda në metabolizimin e kalçiumit dhe fosforit në zhvillimin e kockave që sjell deri në rakitizëm. Udhëzime mbi përdorimin 10 pika në ditë. Mund të ndahet dhe në dy administrime të ndryshme.
10 pika në ditë. Mund të ndahet dhe në dy administrime të ndryshme.
Integrator multivitaminik për fëmijë (me pika).