Zeqai Pharma
Po ngarkojmë përmbajtjen.
Prisni një çast, po përgatisim katalogun për ju.
Zeqai Pharma
Prisni një çast, po përgatisim katalogun për ju.

Mar Farma Milano · Farmaci
Suplement ndihmues për fertilizimin femëror
Përfunduar
Mar-Farma Donna-Fert Donna-Fert kontribuon në riprodhimin normal, për të përmirësuar dhe lehtësuar fertilitetin femëror duke favorizuar fekondimin. Përbërësit aktiv: Myo-Inositol & D-Chiro Inositol Inositol (vit. B7) – përbërje me origjinë biologjike e ngjashme me glukozën, quhet molekula e fertilitetit sepse ka një efekt pozitiv në cilësinë e ovocitit. Myo-Inositol dhe D-Chiro Inositol janë 2 nga 9 përbërësit e familjes Inositol që gjenden në natyrë. Myo-Inositol vepron si mesazher sekondar i hormonit stimulues folikular (FSH) duke nxitur ovulimin e duhur. Prandaj është gjithashtu shumë i dobishëm në rastet me sindrom të ovarit polikistik (PCOS). Ky hormon rregullon stimulimin e folikulit që prodhohet nga vezorja dhe për rrjedhojë funksionimi i tij është i domosdoshëm për ato që kërkojnë shtatzëni. Myo-Inositol lejon glukozën të hyjë në qelizë dhe ta shndërrojë atë në energji, pasi në vezore energjia është thelbësore për rritjen e folikulave dhe vezëve përkatëse. D-Chiro Inositol, nga ana tjetër merr glukozën nga qeliza dhe e depoziton në formën e një molekule më komplekse të quajtur glikogjen. Kromi & Koenzima Q10 Kromi kryen një veprim parandalues në sindromin e ovarit polikistik (një nga shkaqet kryesore të infertilitetit). Koenzima Q10 (Ubiquinone) – antioksidant i fuqishëm që ndihmon në përmirësimin e cilësisë së ovocitit dhe shkallës së konceptimit. Nivelet e ulta të Q10 mund të shkaktojnë jo vetëm uljen e prodhimit të energjisë, por edhe një rritje të stresit oksidativ, të cilat mund të ketë ndikim në ovulim. Vitamina E, Zinku, Seleni & Mangani Vitamina E, zinku dhe seleni – antioksidantë të fuqishëm. Vitamina E njihet ndryshe si “vitamina e fertilitetit”. Disa simptoma të mungesës së vitaminës E mund të jenë anemia, dobësia e muskujve, vështirësitë e koordinimit dhe hipofertiliteti. Zinku kontribuon në fertilitet dhe riprodhimin normal. Mungesa e manganit sipas disa studimeve shoqërohet me disfunksion ovulator dhe inhibim i sintezës së hormoneve seksuale. Vitex Agnus Castus Karakteristikë e veçantë të kësaj bime – aftësia e saj për të balancuar hormonet e fertilitetit. Bazuar studimeve të fundit gëzon veti në rritjen e prodhimit të LH (hormoni luteinizues), rrit dhe rregullon nivelet e progesteronit dhe për rrjedhojë nxit ovulacionin në një mënyrë krejtësisht natyrale. Acidi folik Acidi folik gjithashtu kryen një veprim ndihmës në fertilitetin femëror, pasi mungesa serioze e folatit të nënës në periudhën prekonceptive dhe gestacionale të hershme është treguar se dëmton fertilitetin dhe qëndrueshmërinë e fetusit. Shpesh përdoret në kombinim me Myo-Inositol Udhëzime mbi përdorimin Shpërndani 1 bustinë stick në ditë në një gotë me ujë dhe përziejeni.
Shpërndani 1 bustinë stick në ditë në një gotë me ujë dhe përziejeni.
aktiv: Myo-Inositol & D-Chiro Inositol Inositol (vit. B7) – përbërje me origjinë biologjike e ngjashme me glukozën, quhet molekula e fertilitetit sepse ka një efekt pozitiv në cilësinë e ovocitit. Myo-Inositol dhe D-Chiro Inositol janë 2 nga 9 përbërësit e familjes Inositol që gjenden në natyrë. Myo-Inositol vepron si mesazher sekondar i hormonit stimulues folikular (FSH) duke nxitur ovulimin e duhur. Prandaj është gjithashtu shumë i dobishëm në rastet me sindrom të ovarit polikistik (PCOS). Ky hormon rregullon stimulimin e folikulit që prodhohet nga vezorja dhe për rrjedhojë funksionimi i tij është i domosdoshëm për ato që kërkojnë shtatzëni. Myo-Inositol lejon glukozën të hyjë në qelizë dhe ta shndërrojë atë në energji, pasi në vezore energjia është thelbësore për rritjen e folikulave dhe vezëve përkatëse. D-Chiro Inositol, nga ana tjetër merr glukozën nga qeliza dhe e depoziton në formën e një molekule më komplekse të quajtur glikogjen. Kromi & Koenzima Q10 Kromi kryen një veprim parandalues në sindromin e ovarit polikistik (një nga shkaqet kryesore të infertilitetit). Koenzima Q10 (Ubiquinone) – antioksidant i fuqishëm që ndihmon në përmirësimin e cilësisë së ovocitit dhe shkallës së konceptimit. Nivelet e ulta të Q10 mund të shkaktojnë jo vetëm uljen e prodhimit të energjisë, por edhe një rritje të stresit oksidativ, të cilat mund të ketë ndikim në ovulim. Vitamina E, Zinku, Seleni & Mangani Vitamina E, zinku dhe seleni – antioksidantë të fuqishëm. Vitamina E njihet ndryshe si “vitamina e fertilitetit”. Disa simptoma të mungesës së vitaminës E mund të jenë anemia, dobësia e muskujve, vështirësitë e koordinimit dhe hipofertiliteti. Zinku kontribuon në fertilitet dhe riprodhimin normal. Mungesa e manganit sipas disa studimeve shoqërohet me disfunksion ovulator dhe inhibim i sintezës së hormoneve seksuale. Vitex Agnus Castus Karakteristikë e veçantë të kësaj bime – aftësia e saj për të balancuar hormonet e fertilitetit. Bazuar studimeve të fundit gëzon veti në rritjen e prodhimit të LH (hormoni luteinizues), rrit dhe rregullon nivelet e progesteronit dhe për rrjedhojë nxit ovulacionin në një mënyrë krejtësisht natyrale. Acidi folik Acidi folik gjithashtu kryen një veprim ndihmës në fertilitetin femëror, pasi mungesa serioze e folatit të nënës në periudhën prekonceptive dhe gestacionale të hershme është treguar se dëmton fertilitetin dhe qëndrueshmërinë e fetusit. Shpesh përdoret në kombinim me Myo-Inositol
Suplement ndihmues për fertilizimin femëror